Grabitje me armë në Tiranë! Një person i armatosur vjedh një pikë të këmbimit valutor në një qendër tregtare te ‘5 Maji’

Shqipëria

Grabitje me armë në Tiranë! Një person i armatosur vjedh një pikë të këmbimit valutor në një qendër tregtare te ‘5 Maji’

Më: 5 mars 2026 Në ora: 09:42
Foto ilustrim

Një pikë e këmbimit valutor në zonën e 5 Majit është grabitur pak më parë.

Gazetarja Xhensila Kodra raporton për BalkanWeb se një person me armë ka hyrë brenda pikës dhe nën kërcënim ka marrë një shumë parash dhe është larguar.

Në vendngjarje ka mbërritur policia, ndërsa akoma nuk dihet shuma që ka marrë.

Detaje tjera nuk u dhanë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat