Kryeministri Rama uron gratë për festën e 8 Marsin: Faleminderit për gjithçka bëni çdo ditë

Shqipëria

Kryeministri Rama uron gratë për festën e 8 Marsin: Faleminderit për gjithçka bëni çdo ditë

Më: 8 mars 2026 Në ora: 08:16
Edi Rama

Kryeministri Rama, ka uruar gratë me rastin e 8 Marsit, përmes një postimi në rrjetin social Facebook.

Në mesazhin e tij, Rama shprehu mirënjohje për kontributin e grave në shoqëri dhe theksoi rëndësinë e rritjes së pjesëmarrjes dhe angazhimit të tyre në jetën publike.

“MIRËMËNGJES 😊 dhe në këtë 8 Mars, për të gjitha gratë, për të gjitha nënat, motrat, gjyshet dhe vajzat shqiptare, jo vetëm një falënderim për gjithçka bëjnë çdo ditë, por edhe një urim me gjithë zemër që pjesëmarrja e tyre të rritet, angazhimi i tyre të forcohet dhe gjithçka që ato i sjellin Shqipërisë të bëhet edhe më shumë, falë zërit, energjisë dhe kontributit të tyre”, shkroi Rama.

Në fund të mesazhit, kryeministri uroi gjithashtu që kjo ditë të jetë një e diel e paqtë për të gjitha gratë shqiptare.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat