Seanca për imunitetin e Ballukut/ Këlliçi: Të shfrytëzojnë kohën për të zbërthyer qëndrimin

Shqipëria

Seanca për imunitetin e Ballukut/ Këlliçi: Të shfrytëzojnë kohën për të zbërthyer qëndrimin

Më: 10 mars 2026 Në ora: 21:45
Belind Këlliçi

Deputeti i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi i ftuar në emisionin “A Show”  ka thënë se ditën e nesërme do të ketë një mbledhje grupi nga demokratët.

Këlliçi deklaroi se mbledhja do të zhvillohet për t’u diskutuar qëndrimi që do të mbahet në seancën plenare të së enjtes ku do të vendoset imuniteti i Belinda Ballukut.

Demokrati tha se gjithë opozita duhet të shfrytëzojë të enjten kohën që ka në dispozicion për të dhënë qëndrimin e saj.

“Nesër do të mbledhim grupin parlamentar për të vendosur qëndrimin që do të kemi. I kërkoj çdo kolegu të zbërthejmë arsyetimin tonë për rastin e Ballukut. I gjithë grupi ynë duhet të shfrytëzojnë kohën për të dhënë qëndrimin me fakte dhe prova”, tha Këlliçi.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat