Ndryshe nga seç u raportua në fillim, autopsia ka vërtetuar se e reja Xhuan Nikolaj e cila i dha fund jetës së saj nuk ka qenë shtatzënë .
Rezultatet e autopsisë kanë përmbysur rrjedhën e hetimeve duke zbuluar se e reja ka qenë viktimë e dhunës fizike përpara se të ndërmerrte aktin fatal dhe duke hedhur poshtë pretendimet se ajo ishte në pritje të ëmbël.
Burime pranë Institutit të Mjekësisë Ligjore kanë konfirmuar se në trupin e 25-vjeçares u konstatuan shenja të qarta dhune.
Vetëvrasja e Xhuanës dzshohet tgë ketë ndodhur pas konflikteve dhe dhunës së vazhdueshme nga ish-partneri i saj, Eraldo Fizi, i cili është shpallur në kërkim nga policia.
Ky i fundit mendohet të ketë përndjekur dhe kërcënuar shpesh herë viktimën e cila i kishte kërkuar ndarjen.
Pasditen e sotme është zbuluar dhe letra e shkruar nga Xhuana për familjarët e saj, përmes së cilës shprehej se ajo nuk do lejojë të ketë më pranë vetes njerëz që vetëm e kanë lënduar. Duke lënë të nënkuptuar se prej kohësh ajo ka dashur të distancohet totalisht nga ish-partneri, ndaj Xhuana së fundmi ishte zhvendosur nga Lezha duke banuar e vetme në Tiranë.