Situata në Lindjen e Mesme/ Rreth 3 mijë shqiptarë në rajon, ja sa janë evakuuar

Shqipëria

Situata në Lindjen e Mesme/ Rreth 3 mijë shqiptarë në rajon, ja sa janë evakuuar

Më: 13 mars 2026 Në ora: 11:58
Ministri për Europën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha

Ministri për Europën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha ishte sot i pranishëm në një seancë dëgjimore në komisionin parlamentar, lidhur me situatën në Lindjen e Mesme dhe pozicionin e Shqipërisë.

Ndër të tjera, Hoxha ndau edhe të dhëna për shqiptarët në rajon, udhëtarët e përkohshëm dhe shtetasit e evakuuar.

“Më lejoni të bëj një përmbledhje statistikore mbi numrin e shtetasve tanë në rajon :

Rezidentë janë 2.962 shtetas shqiptarë në rajon, në fillim të konfliktit.

Me qëndrim të përkohshëm: 543 shtetas; këta janë udhëtarë.

Të kontaktuar nga ambasadat individualisht, një për një, emër për emër: 2511 shtetas (85%).

Të interesuar për t'u larguar nga zona e konfliktit: 138 shtetas.

Të asistuar/udhëzuar për t’u larguar në forma të ndryshme: 703 shtetas.

Të larguar individualisht: 24 shtetas.

Të planifikuar për t'u larguar individualisht sipas kanaleve/mënyrave të sigurta të transportit: 45 shtetas.

Qytetarët që janë evakuuar me asistencën e shteteve të treta: 17 shtetas. Është praktikë që kur një shtet që ka mundësi më shumë, organizon lëvizjen e shtetasve të vetë dhe kur ka vende të lira ndihmon edhe shtetas të vendeve të tjera. Janë bërë në këtë formë”,-tha Hoxha.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat