Zbulohen 6 hajdutët që vodhën 16 laptopa nga ambientet e shkollës, mes tyre dy të mitur

Shqipëria

Zbulohen 6 hajdutët që vodhën 16 laptopa nga ambientet e shkollës, mes tyre dy të mitur

Më: 16 mars 2026 Në ora: 11:03
Ilustrim

Në shkollën 9-vjeçare "Besëlidhja" në Lezhë janë dëmtuar disa ambiente dhe janë marrë pajisje elektronike.

Drejtoresha e shkollës kishte njoftuar policinë pasi kishte konstatuar pesë dyer të dëmtuara dhe mungesën e disa dokumenteve dhe pajisjeve.

Pas veprimeve të para hetimore, policia arriti të identifikojë dhe të procedojë penalisht në gjendje të lirë dy të mitur, 17 dhe 14 vjeç, të cilët dyshohet se në bashkëpunim me katër persona të tjerë kanë hyrë në ambientet e shkollës dhe kanë marrë 16 laptopë si dhe pajisjen DVR të kamerave të sigurisë.

Nga pamjet e kamerave rezulton se në ngjarje kanë marrë pjesë gjashtë persona. Policia po punon për identifikimin e personave të tjerë dhe për gjetjen e pajisjeve të marra.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat