Princi Leka II martohet me Blerta Celibashi

Shqipëria

Princi Leka II martohet me Blerta Celibashi

Nga: A.SH Më: 16 mars 2026 Në ora: 17:19
Princi Leka II martohet me Blerta Celibashi

Leka II Zogu është martuar me Blerta Celibashi në një ceremoni private, sipas njoftimit të Oborrit Mbretëror Shqiptar.

Fotografia zyrtare e martesës është realizuar në Apponyi Castle, rezidencë historike e lidhur me familjen e Geraldine of Albania, për të nderuar trashëgiminë e saj hungareze.

Pas martesës, Blerta do të mbajë mbiemrin Zogu dhe titullin Princeshë e Shqiptarëve.

Njoftimi i plotë:

𝐊𝐨𝐦𝐮𝐧𝐢𝐤𝐚𝐭𝐞̈ 𝐙𝐲𝐫𝐭𝐚𝐫𝐞

Oborri Mbretëror Shqiptar ka kënaqësinë e veçantë të njoftojë martesën e Lartësisë së Tij Mbretërore, Leka II, Princ i Shqiptarëve, me Zonjushën Blerta Celibashi.

Image
Foto nga martesa

Martesa u kremtua në një ceremoni private, duke ruajtur karakterin e saj intim dhe solemn.

Fotografia zyrtare e publikuar me këtë rast është realizuar në Kështjellën Apponyi në Sllovaki. Përzgjedhja e këtij mjedisi historik, rezidencë e familjes fisnike të Lartmadhërisë së Saj Mbretëreshës Geraldinë, u bë për të nderuar trashëgiminë e saj të çmuar dhe origjinën hungareze, e cila mbetet një pjesë e pandarë e historisë së Familjes Mbretërore Shqiptare.

Image
Foto nga martesa

Pas martesës, Princeshë Blerta do të mbajë mbiemrin e familjes Zogu dhe titullin Princeshë e Shqiptarëve.

Familja Mbretërore e ndan këtë lajm të gëzueshëm me kombin shqiptar dhe me miqtë e saj anembanë botës.

Oborri Mbretëror Shqiptar

Tiranë, 15 mars 2026

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat