Kryetari i PD-së, Sali Berisha ka bërë një reagim në rrjetet sociale pak orë para protestës që do të mbahet pasditen e sotme para Kryeministrisë.
Në postimin e tij, Berisha shkruan se 22 marsi është dita e fitores së demokracisë dhe është dita që fton shqiptarët për të përmbysur atë që ai e cilëson “diktatura autoritare e Edi Ramës”.
Ai bën thirrje për pjesëmarrje në protestën që do të mbahet në orën 18:00.
“Gëzuar 22 Marsin, ditën e fitores së demokracisë, ditën që fton mbarë shqiptarët në protestë për të përmbysur diktaturën autoritare të Edi Ramës. Sot në ora 18:00 të gjithë në protestë”, thuhet në postimin e Berishës.