9 të arrestuar pas protestës me molotovë, Berisha niset drejt spitalit të Traumës

Shqipëria

9 të arrestuar pas protestës me molotovë, Berisha niset drejt spitalit të Traumës

Më: 22 mars 2026 Në ora: 22:43
Foto ilustrim

Nëntë protestues demokratë janë arrestuar nga Komisariati nr. 1 dhe Komisariati nr. 4 në Tiranë.

Ata janë arrestuar pas protestës, ku u përdorën molotovë, lëndë piroteknike, si dhe u sulmuan disa institucione.

Ndërkohë, ka edhe protestues të lënduar. Kreu i PD-së, Sali Berisha, është nisur drejt Spitalit të Traumës për të vizituar personat e lënduar.

Edhe vetë Sali Berisha u lëndua gjatë protestës, pasi iu hodh sprej në sy. Kryedemokrati pati probleme me sytë dhe frymëmarrjen, por iu rikthye sërish protestës, e cila zgjati rreth 3 orë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat