Konsiderohet si tepër i rrezikshëm, kapet në Vlorë peshku helmues

Shqipëria

Konsiderohet si tepër i rrezikshëm, kapet në Vlorë peshku helmues

Më: 24 mars 2026 Në ora: 14:30
Foto ilustrim

Peshku Para ose njohur ndryshe peshku Gjyle, peshku më helmues i ujërave të kripura, kapet për here të dytë nga rrjetat e peshkatarëve të Vlorës.

Ky konsiderohet një peshk tepër i rrezikshëm.

Drejtuesi i Portit të Peshkimit Radhimë Sherif Dyrmishi thotë se peshkatarët dhe qytetarët duhet të jenë të kujdesshëm.

Kjo pasi kontakti me të, edhe vetëm nëpërmjet prekjes mund të rezultojë fatal.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat