Dyshohet se ka rënë nga shkëmbi, gjendet i vdekur 65-vjeçari

Shqipëria

Dyshohet se ka rënë nga shkëmbi, gjendet i vdekur 65-vjeçari

Më: 25 mars 2026 Në ora: 11:14
Foto ilustrim

Një ngjarje e rëndë është shënuar paraditen e kësaj të mërkure, 25 mars, në Dibër, ku një 65-vjeçar ka rënë nga shkëmbi dhe për pasojë ka ndërruar jetë.

Sipas informacioneve paraprake, ai ka qenë duke mbledhur gjethe të thata për bagëtitë kur në rrethana të paqarta ka rënë nga shkëmbi.

Viktima është identifikuar si Ibrahim Dema nga Domi.

Rasti vazhdon të hetohet.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat