Era e fortë rrëzon pemët në Vlorë, shembet muri rrethues i shkollës

Shqipëria

Era e fortë rrëzon pemët në Vlorë, shembet muri rrethues i shkollës

Më: 26 mars 2026 Në ora: 21:01
Pamje nga vendi i ngjarjes

Era e fortë ka shkaktuar një incident pranë shkollës “Marigo Posio” në Vlorë, ku një pemë është rrëzuar duke dëmtuar një automjet të parkuar në afërsi.

Si pasojë e rrëzimit, pema ka shembur edhe një pjesë të murit rrethues të shkollës, përpara se të përfundonte mbi makinën, duke shkaktuar dëme materiale.

Në vendngjarje kanë ndërhyrë forcat zjarrfikëse, të cilat kanë bërë të mundur prerjen dhe largimin e pemës, si dhe lirimin e rrugës për qarkullimin normal të mjeteve.

Fatmirësisht, nuk raportohen persona të lënduar.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat