Aksident në aksin Korçë-Maliq, lëndohen tre persona, mes tyre dy fëmijë

Shqipëria

Aksident në aksin Korçë-Maliq, lëndohen tre persona, mes tyre dy fëmijë

Më: 28 mars 2026 Në ora: 19:24
Foto ilustrim

Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin nacional Korçë-Maliq, ku si pasojë janë plagosur tre persona.

Mësohet se një mjet tip “Opel Corsa” ka qenë shkaktari i këtij aksidenti, teksa ka kërkuar të hyjë drejt një rruge dytësore në anën tjetër të karaxhatës, duke u goditur kokë më kokë me një mjet tip “BMW”.

Si pasojë e përplasjes, kanë mbetur të lënduar tre pjesëtarë të një familje, babai dhe dy fëmijët e mitur.

Ata janë transportuar me urgjencë drejt Spitalit Rajonal të Korçës ku po marrin mjekimin e nevojshëm. Ndërkohë, Policia ndodhet në vendin e ngjarjes për zbardhjen e rrethanave të plota të aksidentit.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat