Tokat prej tre muajsh nën ujë, fermerët në Kuçovë: Bashkia asnjë ndërhyrje te kanalet

Shqipëria

Tokat prej tre muajsh nën ujë, fermerët në Kuçovë: Bashkia asnjë ndërhyrje te kanalet

Më: 29 mars 2026 Në ora: 21:20
Foto ilustrim

Tokat bujqësore në Salcë-Kozarë të Kuçovës janë prej tre muajsh nën ujë.

Uji ka mbetur që prej muajit janar, kur lumi Seman doli nga shtrati dhe nuk po tërhiqet nga tokat bujqësore. Të ndodhur në këto kushte, fermerët i kanë braktisur mbjelljet e sezonit, pasi vetë ata nuk mund të largojnë baltën dhe ujin, duke shprehur frikën për kthimin e tokave në kënetë.

Ata thonë se bashkia e Kuçovës nuk ka marrë asnjë masë për pastrimin e kanaleve, të cilat janë të gjitha të bllokuara. Zona e Salcë-Kozares është ekonomia më e madhe bujqësore e bashkisë Kuçovë në qarkun e Beratit.

Lumi Seman i ka përmbytur tre herë që nga nëntori i 2025 dhe janari i 2026, por deri tani, përveç premtimeve për ndihmë, fermerëve nuk iu ka mbetur asgjë tjetër.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat