GJKKO merr vendimin, ndryshon masën për Ajola Xoxën

Shqipëria

GJKKO merr vendimin, ndryshon masën për Ajola Xoxën

Më: 30 mars 2026 Në ora: 14:37
Ajola Xoxa

Gjykata e Posaçme ka ndryshuar masën për Ajola Xoxën, bashkëshorten e kryetarit të bashkisë Tiranë, Erion Veliaj, i cili prej shkurtit të vitit 2025 ndodhet në paraburgim.

Gazetarja Anila Hoxha raporton se Xoxa ishte në masën e sigurimit ‘detyrim paraqitje’ në policinë gjyqësore.

Tashmë ndaj saj nuk ka asnjë masë sigurimi.

Mësohet se masa e sigurimit ju ndryshua për shkak të gjendjes shëndetësore.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat