Arratisja spektakolare e Altin Ndocit, lirohet drejtori i burgut të Durrësit

Shqipëria

Arratisja spektakolare e Altin Ndocit, lirohet drejtori i burgut të Durrësit

Më: 31 mars 2026 Në ora: 09:33
Altin Ndoci

Rreth 3 muaj pas arrestimit për “shpërdorim detyre”, ish-drejtori i IEVP Durrës, Indrit Cërloj u lirua nga burgu dhe gjykata caktoi për të masën e sigurisë “arrest në shtëpi”.

Indrit Cërloj u arrestua pas arratisjes të të paraburgosurit Altin Ndoci, i cili ishte duke u trajtuar në Repartin Infektiv në Spitalin Rajonal të Durrësit, ngjarje e ndodhur mesditën e 13 janarit.

Asokohe Indrit Cërloj dhe gjithë zinxhiri komandues i Burgut të Durrësit u shkarkuan nga detyra nga ish-ministri i Drejtësisë Besfort Lamallari, ndërsa u arrestuan 8 persona, ndër ta kryeinfermieri Aulon Çuko dhe zëvendësshefi i komanduar i Policisë së Burgut Desdemon Pazaj.

Altin Ndoci vijon të jetë ende në arrati.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat