Gjykata e Lartë la në fuqi dënimin e përjetshëm të Redjan Rrajës, i gjetur fajtor për vrasjen e Andi Malokut, vrasjen e mbetur në tentativë të prokurorit Arjan Ndoja, vrasjen e mbetur në tentativë të Aleksandër Lahos alias Pëllumb Muharremit.
Kolegji Penal i Gjykatës së Lartë la në fuqi edhe dënimin me 35 vite burgim për Arjol Halilajn , nën akuzë për të njëjtën ngjarje.
Gjykata e Lartë u shpreh se e konsideron rekursin e dy të akuzuarve si të pabazuar dhe ndaj lë në fuqi vendimin e Gjykatës së posacme të apelit. Vendimi u mor nga Sandër Simoni, Ilir Panda dhe Sokol Binaj.
Redjan Rraja, 34-vjeç nga fshati Nikël i Fushë-Krujës u arrestua si një nga autorët kryesorë të atentatit ndaj ish- prokurorit të Durrësit, Arian Ndoja, shoferit të tij Andi Maloku, i cili mbeti i vrarë, si dhe për plagosjen e shtetasit, Landi Muharremi.
Ngjarja, që ndodhi disa vite më parë, u cilësua si një akt i rëndë kriminal me implikime serioze për sistemin e drejtësisë në Shqipëri.
Vendimi i Gjykatës së Lartë përforcon dënimet për të dy të akuzuarit dhe synon të japë një mesazh të qartë mbi paqëndrueshmërinë e aktorëve të dhunës ndaj përfaqësuesve të drejtësisë.