I pandehuri i SPAK, njëkohësisht avokati i kryebashkiakut të arrestuar të Tiranës, Erion Veliaj, Plarent Ndreca është paraqitur në Gjykatën Administrative.
Seanca për padinë e bërë nga Veliaj ndaj prokurorit Ols Dado, ku kërkon pavlefshmërinë e emërimit të tij, ishte i planifikuar të nisë në orën 13:00.
Ndërkohë po ditën e sotme, në Gjykatën e Posaçme është mbajtur seanca për dosjen e kryebashkiakut Erion Veliaj.
Veliaj i arrestuar prej më shumë se një viti me 13 akuza për 5 vepra të rënda penale.