SPAK ‘mësyn’ në qelinë e Veliajt dhe Beqajt, kontrolle për aparate telefonike, kërkohet edhe lista e takimeve

Shqipëria

SPAK ‘mësyn’ në qelinë e Veliajt dhe Beqajt, kontrolle për aparate telefonike, kërkohet edhe lista e takimeve

Më: 8 prill 2026 Në ora: 20:33
Erion Veliaj/ Ilir Beqaj

SPAK ka kërkuar ditën e djeshme kontrolle në burgun e Durrësit për aparate telefonikë.

Kontrollet janë kryer edhe në qelitë e Ilir Beqaj, Erjon Veliaj dhe Aurel Zarkës.

Burimet të gazetares së Top Channel Anila Hoxha bëjnë me dije se kërkesa e prokurorëve të posaçëm drejtuar policisë së burgjeve ndodhën pas përplasjeve në gjykimin administrativ ku kryebashkiaku i Tiranës hodhi akuza për mënyrën se si është emëruar në detyrë njëri nga prokurorët e çështjes.

Po ashtu është kërkuar edhe lista e takimeve të personave që takoi Veliaj.

Sipas mediave në Shqipëri, SPAK ka kërkuar dhe zhvilluar kontrolle në burgun e Durrësit për gjetjen e telefonave celularë, të cilët janë të ndaluar në ambientet e paraburgimit.

Kontrollet janë kryer në disa qeli dhe ambiente të përbashkëta. Dyshohej për përdorim të aparatëve telefonikë brenda burgut. Në raste të mëparshme në këtë institucion janë zbuluar edhe telefona të fshehur në ambiente si dushet apo sektorë të përbashkët.

Po ashtu, raportohet se kontrollet janë pjesë e hetimeve më të gjera për futjen dhe përdorimin e sendeve të paligjshme në burgje, një fenomen që është konstatuar edhe më herët.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat