Kushte atmosferike të qëndrueshme, parashikimi i motit për sot! Ja sa do të jenë temperaturat

Shqipëria

Kushte atmosferike të qëndrueshme, parashikimi i motit për sot! Ja sa do të jenë temperaturat

Më: 10 prill 2026 Në ora: 08:28
Foto ilustrim

Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme.

Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak moti parashikohet me alternime kthjellimesh dhe vranësira kalimtare kryesisht pas orëve të pasdites.

Era do të fryjë me drejtim veriperëndim-verilindje me shpejtësi mesatare deri në 6m/s, e cila hera-herës pritet të fitojë shpejtësi deri në 12m/s.

Valëzimi në detet Adriatik dhe Jon do të jetë i forcës 1-2 ballë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat