Mos u mashtroni nga dielli! Ja si do “përmbyset” moti në disa zona të vendit për ditën e sotme

Shqipëria

Mos u mashtroni nga dielli! Ja si do “përmbyset” moti në disa zona të vendit për ditën e sotme

Më: 13 prill 2026 Në ora: 07:48
Ilustrim

Sot, më 13 prill, vendi ynë do të ketë mot të qëndrueshëm.

Pjesa më e madhe e territorit do të karakterizohet nga kthjellime, ndërsa herë pas here do të ketë edhe vranësira mesatare, të cilat në zonat malore të veriut mund të bëhen më të dendura.

Gjatë orëve të pasdites dhe në mbrëmje priten reshje të dobëta shiu, kryesisht në zonat malore veriore. Në pjesën tjetër të vendit, moti do të mbetet kryesisht i thatë.

Era do të fryjë me drejtim nga juglindja në jugperëndim, me shpejtësi mesatare rreth 8 m/s. Në zonat bregdetare dhe në lugina, era mund të forcohet disi.

Sa i përket detit, në Adriatik dhe Jon pritet valëzim i moderuar, nga 3 deri në 5 ballë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat