SPAK kërkon pushimin e hetimeve për 6 raste të shpërdorimit të detyrës ndaj ish-kryebashkiakut të Kavajës

Shqipëria

SPAK kërkon pushimin e hetimeve për 6 raste të shpërdorimit të detyrës ndaj ish-kryebashkiakut të Kavajës

Më: 14 prill 2026 Në ora: 10:26
Elvis Roshi

SPAK kërkon pushimin e hetimeve për 6 episode të shpërdorimit të detyrës për Elvis Roshin për shkak të parashkrimit të veprës penale.

Megjithate ish-kryebashkiaku i Kavajës nuk do t’i shpëtoje ndjekjes penale pasi ai akuzohet nga SPAK për 5 episode të tjera për shpërdorim detyre.

Çështja ndodhet në fazën e seancës paraprake ndërsa seanca e radhës do të mbahet me 28 prill. Roshi fillimisht u hetua për shkelje të barazisë në tendera ndërsa me pas iu komunikua akuza e shpërdorimit të detyrës.

Bëhet fjalë për një dosje të vjetër pas një auditi të KLSH lidhur me abuzimet me tenderat në bashkinë Kavajë, çështje e cila kishte shkuar për pushim në gjykatën e Durrësit por kjo e fundit shpalli moskompetencën.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat