Sherr mes disa të rinjve në Korçë, plagoset njëri prej tyre

Shqipëria

Sherr mes disa të rinjve në Korçë, plagoset njëri prej tyre

Më: 14 prill 2026 Në ora: 10:52
Foto ilustrim

Disa të rinj në Korçë janë përfshirë në konflikt. Sherri ndodhi në lagjen 2 të qytetit, ku disa të rinj kanë debatuar dhe më pas kanë goditur njëri-tjetrin me grushte.

Ndërsa dyshohet se janë përdorur edhe sende të forta.

Si pasojë e konfliktit, një person ka mbetur i dëmtuar dhe është transportuar në spital.

Burime nga bluzat e bardha bëjnë me dije se i lënduari ka marrë dëmtime në trup, pasi dyshohet se, pas goditjeve, është rrëzuar në kangjella duke pësuar çarje. Aktualisht, ai ndodhet jashtë rrezikut për jetën dhe po merr ndihmën e nevojshme mjekësore.

Në vendngjarje ka mbërritur menjëherë policia, ndërsa të rinjtë e përfshirë janë larguar pas konfliktit. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave, duke sekuestruar kamerat e sigurisë të bizneseve në zonë dhe duke marrë në pyetje dëshmitarë të mundshëm.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat