Akuzohet për vrasjen e fqinjit, lihet në burg Eduart Afmataj

Shqipëria

Akuzohet për vrasjen e fqinjit, lihet në burg Eduart Afmataj

Më: 14 prill 2026 Në ora: 17:06
Eduart Afmataj

Gjykata e Tiranës cakton masën e sigurisë "arrest në burg" për Eduart Afmatajn, i akuzuar për vrasjen e Artur Çangut, ngjarje e ndodhur pak ditë më parë në Nikël.

Ai u arrestua më 10 prill në fshatin Bruzë-Mal, pas një ndjekje të vazhdueshme dhe kontrolleve intensive të efektivëve të policisë.

Raportohet se menjëherë pas ngjarjes, i dyshuari ka kontaktuar vetë policinë për të njoftuar mbi krimin dhe më pas është larguar nga vendi i ngjarjes.

Hetimet paraprake tregojnë se mes autorit dhe viktimës kishte pasur një konflikt disa ditë më parë, i lidhur me çështje pronësie. Përplasja mes tyre ka degraduar në përdorimin e armës së zjarrit, duke përfunduar tragjikisht.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat