Dy të lënduar si pasojë e një aksidenti në Balldre-Torovicë

Shqipëria

Dy të lënduar si pasojë e një aksidenti në Balldre-Torovicë

Më: 16 prill 2026 Në ora: 07:46
Foto nga vendi i ngjarjes

Një aksident rrugor është regjistruar rreth orës 20:00 në aksin Balldre-Torovicë. Sipas informacioneve paraprake, drejtuesi i një motori ka humbur kontrollin mbi mjetin në rrethana ende të paqarta, duke u përplasur me një mur rrethues.

Si pasojë e përplasjes kanë mbetur të plagosur drejtuesi i motorit dhe pasagjerja që udhëtonte me të, e cila është shtatzënë.

Të dy të lënduarit janë transportuar me urgjencë drejt Spitalit Rajonal të Lezhës, ku po marrin ndihmën mjekësore, shkruan Abcnews.al.

Burime paraprake bëjnë me dije se ata ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Ndërkohë, policia ka mbërritur në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat