Berisha thirrje socialistëve: Damkosni Ramën, është mashtrues i paskrupullt!

Shqipëria

Berisha thirrje socialistëve: Damkosni Ramën, është mashtrues i paskrupullt!

Më: 16 prill 2026 Në ora: 10:40
Sali Berisha

Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha ka akuzuar kryeministrin Edi Rama se mashtron fermerët kur thotë se vendet anëtare të BE nuk subvencionojnë më naftën për fermerët.

Ai u shpreh se pika e parë në rendin e ditës së seancës plenare, duhet të ishin skandalet dhe vjedhjet e kryera nga Rama dhe ish zëvendës kryeministrja Belinda Balluku.

Ky Kuvend nuk mund të ketë në agjendë asgjë tjetër veçse vjedhjet e binomit Rama-Balluku. Çështja e dytë që duhet zgjidhur është ajo e naftës. Kreu juaj u deklaroi socialistëve në Lushnje se Europa nuk subvencionon më naftë.

Mashtrim i paskrupullt. Ju që qeshni bëni skllavin këtu. Gjeni një vend anëtar të BE që nuk e subvencionon naftën për fermerët, ose damkosni drejtuesin tuaj si mashtrues ordiner dhe të rikthejmë me ligj subvencionin e naftës duke hequr nga ajko çdo taksë për fermerët dhe transportin publik.

Të bëhet një ndërhyrje urgjente”, tha ai.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat