Kushte të qëndrueshme atmosferike, parashikimi i motit për sot! Si pritet të jenë temperaturat

Shqipëria

Kushte të qëndrueshme atmosferike, parashikimi i motit për sot! Si pritet të jenë temperaturat

Më: 17 prill 2026 Në ora: 08:39
Foto ilustrim

Për ditën e premte, vendi ynë do të jetë në ndikim të kushteve atmosferike relativisht të paqëndrueshme.

Moti parashikohet të jetë me alternime kthjellimesh dhe vranësira të cilat priten të jenë kalimtare kryesisht në orët e mesditës.

Në mesditë dhe pasdite përgjatë relieveve malore kryesisht në jug dhe juglindje të vendit vranësirat do të pasohen nga reshje lokale shiu me intensitet ë ulët.

Era do të fryjë me drejtim verilindje – veriperëndim me shpejtësi mesatare 7 m/s, përgjatë vijës bregdetare e lugina era pritet të fitojë shpejtësi deri në 12 m/s. Valëzimi në detet Adriatik dhe Jon i forces 1-3 ballë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat