Thirrja nga protesta e avokates Grimci: Mos lejoni t’ua largojnë fëmijët

Shqipëria

Thirrja nga protesta e avokates Grimci: Mos lejoni t’ua largojnë fëmijët

Më: 17 prill 2026 Në ora: 20:05
Avokatja Eda Grimci

Nga foltorja e protestës së opozitës, avokatja Eda Grimci iu drejtua qytetarëve të mbledhur, duke e cilësuar fjalimin e saj jo si një akt politik, por si një "thirrje për çdo shqiptar".

Në prani të kreut të Partisë Demokratike, Sali Berisha, folësja përshëndeti guximin e protestuesve për të dalë në shesh kundër padrejtësive.

Duke iu drejtuar atyre që janë "lodhur nga mashtrimi dhe propaganda" dhe që kanë heshtur për një kohë të gjatë, ajo theksoi se pjesëmarrja në protestë është një akt i lartë kurajoje.

"Të dalësh në protestë sot kërkon guxim, kërkon zemër, kërkon vendim për të mos heshtur më," deklaroi ajo para turmës, duke i cilësuar protestuesit si zërin e të heshturve dhe jehonën e një populli "të vjedhur dhe të tallur".

Grimi e shpalli ditën e sotme si fundin e frikës. "Ky shesh nuk është turmë, kjo është ndërgjegje. Jemi njerëz të lirë, jemi njerëz që nuk përkulen, që nuk u shitën, që nuk tremben. Sepse liria nuk negociohet, dinjiteti nuk blihet dhe frika mbaron sot," u shpreh ajo mes brohoritjeve të qytetarëve.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat