Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka reaguar pas pretendimeve të fundit lidhur me funksionimin e Spitalit Universitar të Traumës, duke garantuar se shërbimet për qytetarët nuk janë ndërprerë.
Në një sqarim zyrtar, MSHMS thekson se rikonstruksioni i godinës po kryhet me faza, pikërisht për të mos penguar trajtimin e pacientëve dhe për të siguruar vijimësinë e shërbimit.
Sipas njoftimit, blloku i urgjencës është plotësisht funksional dhe i organizuar.
Ndërsa ndërhyrjet në Kirurgjinë Ortopedike vijojnë normalisht me dy turne pune, përfshirë edhe fundjavat.