Therja e të miturit në Korçë, dyshohet se konflikti nisi për motive banale

Shqipëria

Therja e të miturit në Korçë, dyshohet se konflikti nisi për motive banale

Më: 23 prill 2026 Në ora: 08:58
Foto ilustrim

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmë në fshatin Bulgarec, në Korçë, ku një i mitur ka mbetur i plagosur me thikë pas një konflikti për motive të dobëta me një bashkëmoshatar.

Siç raporton Top Channel, sherri ka ndodhur për motive banale, ndërsa i dyshuari autori është kapur nga policia.

Burime të A2 CNN bëjnë të ditur se viktima ka marrë tre plagë, dy në shpinë dhe një në vesh.

Ndërsa mësohet se gjendja e tij është stabile, teksa ndodhet nën kujdesin e mjekëve. Policia po vijon hetimet lidhur me ngjarjen.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat