Berisha zbulon datën e protestës së radhës: Kryengritje kundër kreut të organizatës kriminale

Shqipëria

Berisha zbulon datën e protestës së radhës: Kryengritje kundër kreut të organizatës kriminale

Më: 24 prill 2026 Në ora: 13:17
Kreu i PD Sali Berisha

Kreu i PD Sali Berisha njofton protestën e radhës. Në një komunikim për mediat ai tha se më 8 maj do organizohet kryengritja më e fuqishme.

“Në datën 8 maj shqiptarët do të mblidhen në rrugët dhe sheshet e Tiranës në kryengritjen e tyre më të fuqishme paqësore që ka njohur vendi kundër kreut të organizatës kriminale, kundër Edi Ramës dhe narkoministrave.

Ju jeni dëshmitar se pasi bllokoi arrestimin e Lubi Ballukut, për afera të përbashkëta me Ramën për të cilat në një vlerësim paraprak, prokurori përcaktoi 36 vite burg kërkesën e tij. Natyrisht nuk kishin më pakt për Ramën në atë mes.

Me mandatet e krimit bllokoi arrestimin e Ballukut për të mbrojtur veten”, tha Berisha.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat