Rama takon ambasadorin e SHBA në NATO/ Diskutime për samitin e NATO-s vitin e ardhshëm në Tiranë

Shqipëria

Rama takon ambasadorin e SHBA në NATO/ Diskutime për samitin e NATO-s vitin e ardhshëm në Tiranë

Më: 24 prill 2026 Në ora: 17:02
Kryeministri Edi Rama takon ambasadorin e SHBA në NATO, Matthew Whitaker

Kryeministri Edi Rama ka pritur në Kryeministri Ambasadorin e SHBA në NATO, Matthew Whitaker, me të cilin ka diskutuar për marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Shteteve të Bashkuara.

Në fokus të takimit kanë qenë partneriteti strategjik mes dy vendeve, bashkëpunimi në fushën diplomatike dhe ushtarake, si dhe forcimi i mëtejshëm i këtyre marrëdhënieve.

Rama ka bërë të ditur se është diskutuar edhe për Samitin e NATO-s që do të zhvillohet vitin e ardhshëm në Tiranë, një ngjarje që pritet ta kthejë Shqipërinë në një pikë të rëndësishme takimi për aleancën më të madhe ushtarake në botë.

Postim i plotë:

Në Kryeministri, me Ambasadorin e SHBA në NATO, Matthew Whitaker, folëm për lidhjen e ngushtë mes vendeve tona, partneritetin strategjik mes shteteve tona, marrëdhëniet tona të shkëlqyera diplomatike e ushtarake, forcimi i të cilave është prioritet i përbashkët, si edhe për Samitin e NATO-s vitin e ardhshëm në Tiranë, ku Shqipëria do të bëhet pikëtakimi i aleancës më të madhe ushtarake të botës

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat