Aksident tragjik në Lezhë, gjendet një makinë në kanal, viktimë babë e bijë

Shqipëria

Aksident tragjik në Lezhë, gjendet një makinë në kanal, viktimë babë e bijë

Më: 25 prill 2026 Në ora: 23:59
Pamje nga vendi i ngjarjes

Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar në aksin dytësor Lezhë–Kakarriq, ku një automjet ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në një kanal, duke u përmbysur.

Si pasojë e këtij aksidenti tragjik kanë humbur jetën dy persona, babë e bijë. Sipas burimeve paraprake, dyshohet se ngjarja ka ndodhur në orët e pasdites, por është konstatuar vetëm në orët e vona të mbrëmjes së së shtunës.

Kanë qenë familjarët ata që, të shqetësuar për mungesën e kontaktit, kanë nisur kërkimet për të afërmit e tyre.

Ndërkohë, gjatë një patrullimi në zonë, shërbimet e policisë kanë konstatuar automjetin e përmbysur në kanal, ku janë gjetur edhe trupat e pajetë të viktimave. Vështirësia për gjetjen e tyre ishte e madhe, pasi kanali ishte thuajse i padukshëm.

Policia vijon hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat