Dosti reagon ashpër kundër Metës dhe klasës politike: Problemi nuk është vetëm individi, por...!

Shqipëria

Dosti reagon ashpër kundër Metës dhe klasës politike: Problemi nuk është vetëm individi, por...!

Nga: A.M Më: 28 prill 2026 Në ora: 07:42
Ilir Meta

Gazetari shqiptar që jeton në SHBA, Adriatik Riza Dosti ka bërë një reagim në Facebook, i cili shpërthey në kritika të ashpra ndaj ish-presidentit Ilir Meta dhe klasës politike shqiptare në përgjithësi.

Në fjalën e tij, Dosti shpreh indinjatë jo vetëm ndaj figurës së Metës dhe të kaluarës së tij politike, por edhe ndaj reagimit të qytetarëve, të cilët sipas tij po tregojnë “memorje të shkurtër” dhe mungesë reflektimi për zhvillimet ndër vite, pwrcjell “Bota sot”.

Ai rikujton një sërë akuzash dhe aferash të përfolura ndër vite, duke vënë në pikëpyetje ndjeshmërinë publike për situatën aktuale të ish-zyrtarit të lartë, ndërsa e zhvendos fokusin te gjendja e vendit dhe e qytetarëve.

Në të njëjtën kohë, Dosti kritikon ashpër edhe figurat e tjera politike, përfshirë kryeministrin Edi Rama, duke i cilësuar si pjesë të një sistemi që, sipas tij, ka dëmtuar vendin ndër vite

Shkrimi i plotë

Po të dhimbset Meta e nuk po të dhimbset vetja jote, o popull?
Po kaq memorie të shkurtër je, o populli im?

Po nuk të mjaftuan degjenerimi dhe poshtërsitë që të bëri ndër vite Meta… presidenti, kryeministri, ministri i Jashtëm, kryetari i Parlamentit dhe kryetari i një partie pisanjose politike si LSI?
Po nuk të mjaftuan talljet e Metës ndaj teje, o popull?
Po nuk të mjaftoi marrëveshja e tij mafioze e denoncuar nga Prifti?
Po nuk të mjaftoi vjedhja që ai i babëzitur i bëri thesarit të shtetit në Kërrabë?

Nuk të mjaftoi afera e tij milionëshe e CEZ-it, ku grabiti sa mundi në kurrizin tënd, o popull.
Nuk të mjaftuan darkat e drekat pa fund me ngjala të Metës, i rrethuar nga një tufë horrash e hajdutësh politikanë të sojit të tij?
Nuk të mjaftoi aleanca e pisët e Metës me Saliun dhe demokratët, të cilët i gënjeu dhe ua nguli thikën pas shpine… ku ditën ishte aleat i Doktorit dhe natën flirtonte me kryehorrin Rama?

Nuk të mjaftuan vilat superluksoze të tipit Meta & Monika, me 20 dhoma, 12 banjo e palma të sjella nga Kuba, në Gjirin e Lalzit?
Nuk të mjaftuan dekoratat pa fund që shpërndante Meta ku të mundte, por në emrin tënd, o popull?
Nuk të mjaftoi as fakti kokëfortë që Ramën e sotëm e kemi peshqesh në krye të Shqipërisë pikërisht nga ky lloj Meta i sotëm, që të dhimbset ty kaq fort, o popull?

Nuk të mjaftoi për vite me radhë gjithë ajo arrogancë e Metës, ku bënte rolin e cubit… ulej në gjunjë e hipte mbi paralele, puthte Kushtetutën dhe na gënjente në shesh me armiqësinë e tij ndaj Ramës… etj., etj., o popull?

Dhe ty sot nuk të dhimbset vetja jote, o popull… por u hidhërove kaq shumë për njërin prej atyre që të katandisën deri në këtë derexhe… e të poshtëruan për vite me radhë.

Ti i qave sot hallin Metës, e ndërkohë nuk the asnjë gjysmë fjale për Monën… për atë që sot duhej të ishte po atje ku është Meta… e që, falë kësaj mut drejtësie e këtij lesh shteti që kemi, ngrefet si gjeli në pleh në majë të Big Brother… o Zot, çfarë tmerri.

E dini çfarë mendova e urova unë sot, o popull, kur e pashë Metën asisoj, si kufomë të vdekur e të pakallur… ishalla një orë e më parë i pafsha krah teje e po kësisoj si ty të gjithë racën e ndyrë të politikanëve mafiozë, hajdutë, kriminelë e antishqiptarë që e çuan vendin e popullin tim deri në këtë derexhe.

Dhe sinqerisht nuk më shkoi mendja absolutisht tek ajo që po thua ti, o popull… trajtim i mirë e dinjitoz në burg për Metën dhe respektim i të drejtave të njeriut, etj., etj., dokrra të tilla.

Jo, jo, të jem fare i sinqertë me ju… sot, kur e pashë Metën të shpërfytyruar asisoj, po nga ai lloj pushteti që ngriti vetë Meta me shokët e shoqet e tij, nuk më erdhi absolutisht fare keq për të, por… vërtet m’u dhimbs shumë… vendi e populli im… e askush tjetër.

Meta dhe e gjithë raca e lloj-sojit të ndyrë të politikanëve shqiptarë tip Meta kanë aq shumë gjynahe për t’i larë atij vendi e atij populli, sa me kaq sa pashë në fytyrë – kufomën Meta – iu luta Zotit: merri të gjithë… një orë e më parë… please!

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat