Aksident në rrugën Tepelenë-Krahës, tetë persona të lënduar

Shqipëria

Aksident në rrugën Tepelenë-Krahës, tetë persona të lënduar

Më: 30 prill 2026 Në ora: 08:11
Foto ilustrim

Aksident në aksin Tepelenë-Krahës në afërsi të fshatit Iliras. Dy automjete janë përplasur me njëri-tjetrin, ndërsa qarkullonin në anë të kundërt.

Në këtë aksident janë lënduar gjithsej tetë persona, të cilët kanë qenë në automjetet e përfshira në aksident.

Policia rrugore ka shkuar në vendngjarje dhe po heton shkaqet e këtij aksidenti.

Personat e lënduar janë transportuar në Spitalin e Gjirokastrës dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat