Himara bëhet gati për çeljen e sezonit turistik, 3 ditë me mbi 15 aktivitete argëtuese

Shqipëria

Himara bëhet gati për çeljen e sezonit turistik, 3 ditë me mbi 15 aktivitete argëtuese

Më: 1 maj 2026 Në ora: 10:11
Foto ilustrim

Qyteti bregdetar i Himarës bëhet gati për çeljen zyrtare të sezonit veror. Mbi 15 aktivitete janë parashikuar të organizohen në 3 ditë në Himarë duke bërë bashkë çdo moshë, pushues vendas dhe të huaj.

Aktivitete që do të jenë të shumëllojshme duke nisur nga ato sportivet, një rekord Guinness që priret të mbahet në Himarë, koncerte festive me motive popullore, muzikë të lehtë dhe për të kulmuar në datën 3 maj, në mbrëmje me koncertin e madh të dielën në mbrëmje ku është i ftuar Kostandinos Argiros.

Aktivitete këto që pritet të përfshijnë çdo grupmoshë dhe për tre ditë me radhë do t’i japin gjallëri Himarës dhe fshatrave përreth.

Ndërkohë që Bashkia Himarë dhe policia bashkiake si dhe ajo e rendit kanë marrë të gjitha masat për mbarëvajtjen e këtyre aktiviteteve dhe zhvillimin e tyre.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat