Vodhi disa varëse flori me vlerë 12 mijë euro në një qendër tregtare, arrestohet “skifteri” 17-vjeçar në Tiranë

Shqipëria

Vodhi disa varëse flori me vlerë 12 mijë euro në një qendër tregtare, arrestohet “skifteri” 17-vjeçar në Tiranë

Më: 2 maj 2026 Në ora: 13:38
Momenti që 17-vjeçari vjedh varëset

Policia e Tiranës ka arrestuar në flagrancë një 17-vjeçar, i cili dyshohet se ka vjedhur disa varëse floriri me vlerë rreth 12 mijë euro në një argjendari brenda një qendre tregtare.

Sipas njoftimit të policisë, ngjarja ka ndodhur një ditë më parë në një qendër tregtare në rrugën “Abdi Toptani”. I mituri dyshohet se ka marrë varëset dhe më pas është larguar me shpejtësi nga vendi i ngjarjes.

Gjatë ndërhyrjes, shërbimet e policisë kanë bërë të mundur kapjen e tij në flagrancë, ndërsa sendet e vjedhura u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Njoftimi i Policisë:

Tiranë/Finalizohet operacioni policor i koduar “Golds”.

Vodhi varëse floriri me vlerë rreth 12 000 euro në një argjendari në një qendër tregtare, identifikohet, kapet dhe vihet në pranga 17-vjeçari.

Sekuestrohen në cilësinë e provës materiale varëset e vjedhura.

Si rezultat i veprimeve të shpejta hetimore dhe procedurale, të kryera në kuadër të operacionit policor të koduar “Golds”, pas njoftimit për një vjedhje në një argjendari në rrugën “Abdi Toptani”, shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 1 organizuan menjëherë punën për identifikimin dhe kapjen e autorit.

Si rezultat i veprimeve të shpejta, u bë e mundur kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit të mitur 17 vjeç, banues në Tiranë.

Nga veprimet hetimore dyshohet se ky shtetas, ditën e djeshme, ka vjedhur varëse floriri në një argjendari në një qendër tregtare në rrugën “Abdi Toptani”, dhe më pas është larguar me vrap nga vendi i ngjarjes.

Gjatë kontrollit, u sekuestruan në cilësinë e provës materiale varëset e vjedhura.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat