Rama niset sot drejt Armenisë për Samitin Europian!

Shqipëria

Rama niset sot drejt Armenisë për Samitin Europian!

Më: 3 maj 2026 Në ora: 10:45
Edi Rama

Kryeministri Edi Rama do të udhëtojë sot nga Berlini në drejtim të Yerevanit në Armeni, ku pritet të marrë pjesë në Samitin e Komunitetit Politik Europian, që do të zhvillohet ditën e nesërmë dhe të martën, më 4-5 maj.

Ky është takimi i tetë që do të bëjë bashkë udhëheqës nga e gjithë kontinenti në Jerevan të Armenisë, nën sloganin "Ndërtimi i së Ardhmes: Uniteti dhe Stabiliteti në Evropë".

Ndërsa janë zbuluar detaje nga takimi që do të zhvillohet mes udhëheqësve, i cili thuhet se do të kryesohet nga António Costa, Presidenti i Këshillit Evropian dhe Nikol Pashinyan, Kryeministri i Armenisë.

48 krerë shtetesh dhe qeverish do të marrin pjesë në këtë takim të tetë të Komunitetit Politik Evropian, mes të cilëve 27 vendet anëtare të BE-së, Shqipëria, Kosova dhe vendet e tjera të rajonit, ndërsa për herë të parë, në këtë samit do të marrë pjesë dhe një shtet jo-evropian si Kanadaja.

Axhenda

09:00- Mbërritjet

10:45- Ceremonia e hapjes/ Foto familjare

11:30- Hapja e seancës plenare

12:45- Dreka joformale/ Takime dypalëshe dhe shumëpalëshe

14:15- Diskutime në tryezë të rrumbullakët

15:15- Takime dypalëshe dhe shumëpalëshe

16:00- Seanca plenare përmbyllëse

16:30- Deklarata për shtyp

Kujtojmë se vitin e kaluar, në 2025 samiti u realizua në Shqipëri më datë 16 maj ndërsa i fundit është zhvilluar më 2 tetor në Danimarkë.

Takimi i radhës i samitit të Komunitetit Politik Evropian mësohet se do të organizohet në Irlandë në nëntor 2026.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat