Gjykata Kushtetuese shqyrton ankimin e PD-së për komisionet hetimore për McGonigal dhe zgjedhjet e 11 majit

Shqipëria

Gjykata Kushtetuese shqyrton ankimin e PD-së për komisionet hetimore për McGonigal dhe zgjedhjet e 11 majit

Më: 5 maj 2026 Në ora: 09:43
Foto ilustrim

Sot në Gjykata Kushtetuese do të zhvillohet seanca për shqyrtimin e ankimit të depozituar nga deputetët e opozitës lidhur me vendimmarrjen për ngritjen e dy komisioneve hetimore parlamentare.

Ankimi i paraqitur nga përfaqësues të Partia Demokratike e Shqipërisë lidhet me komisionin hetimor për çështjen McGonigal, si dhe me komisionin për zgjedhjet e 11 majit.

Demokratët do të përfaqësohen nga Kryetari i Grupit Parlamentar te PD, Gazment Bardhi dhe Këshilltari i Grupit te PD-s, Marash Logu.

Ata do të mbrojnë padinë për refuzimin e dy Komisioneve Hetimore Parlamentare.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat