Kamioni del nga rruga dhe përmbyset, shpëton pa lëndime shoferi

Shqipëria

Kamioni del nga rruga dhe përmbyset, shpëton pa lëndime shoferi

Më: 7 maj 2026 Në ora: 10:42
Foto ilustrim

Një kamion i tonazhit të rëndë ka dalë nga rruga në vendin e quajtur rrethrrotullimi i Grabjanit në autostradën Rrogozhinë Lushnje. Kamioni ka dëme materjale ndërsa ka shpëtuar pa ndonjë lëndim serioz drejtuesi i tij.

Sipas të dhënave paraprake nga policia e shtetit, drejtuesi i i kamionit ka humbur kontrollin për shkak edhe të lagështisë në rrugë çka ka bërë që të përmbyset në anë të rrugës.

Kamioni transportonte artikuj ushqimorë ndërsa është dashur ardhja e një autovinçi i cili e ka nxjerrë nga aty ku kishte përfunduar.

Ky rrethrrotullim sipas drejtuesve të mjeteve është nyje e rrezikshme në qarkullimin rrugor në autostradë, sidomos për mjetet e rënda të cilat transportojnë ngarkesa të mëdha.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat