Xhorxhi, babai i 21-vjeçares nga Korça, e cila dyshohet se është ngacmuar seksualisht nga mjeku Nikolla Nunka shprehet i tronditur për ngjarjen e rëndë, ndërsa kërkon nga autoritetet që drejtësia të bëjë punën e vet.
Në emisionin “Me Zemër të Hapur” të Evis Ahmetit, babai i të resë tha se “një kriminel i tillë duhet në burg, jo në spital”.
Ai tregon se vajza e tij, pasi kishte shfaqur disa probleme shëndetësore kishin shkuar në spital, ku mjeku i kishte thënë se analizat i kanë dalë keq dhe duhet të operohet nga apandesiti.
Sipas tij, mjeku i kishte dhënë një krem dhe atë krem ia aplikonte, ndërsa thotë se “gjyshes i thoshte kthehu, mos shiko”.
“Vajza është e tronditur, është e shqetësuar edhe nga komentet e njerëzve. I them mos u shqetëso, se drejtësia do bëjë punën.
Unë e mësova tre ditët e fundit, kisha dyshime.
Doktori më tha se mos ki merak, se do ta shikoj si vajzën time.
Unë i kam ofruar lekë mjekut. I bëmë ekon, ai është doktori i mirë dhe ai më tha që vajza nuk ka apandesit.
Por ky doktori Nikolla Nunka tha se vajzës i kanë dalë keq analizat, duhet të operohet. Pasi e vizitoi i tha që kjo duhet urgjent për operim. Do ta bëjmë operimin në mëngjes kur të jetë esëll tha.
Ai kishte thënë që pas operacionit do aplikosh një krem kundër infeksionit. Vajza po ankohej”, tha babai i të resë.
Xhorxhi tregoi edhe një moment përballje me mjekun, ku ai i ‘lutej dhe i thoshte që është keqkuptim’.
“Një kriminel i tillë mbahet në spital, ai duhet të çohet në burg”, tha ai.