Tërmet në Elbasan, lëkundjet ndjehen deri në qytetin e Durrësit dhe rrethina

Shqipëria

Tërmet në Elbasan, lëkundjet ndjehen deri në qytetin e Durrësit dhe rrethina

Më: 23 maj 2026 Në ora: 16:04
Foto ilustrim

Frikë në qytetet e Elbasanit dhe të Durrësit, ku mësohet se një tërmet është ndier në këto dy qytete dhe në qytezat përreth.

Sipas të dhënave të para, mësohet se magnituda ka qenë rreth 4.0.

Epiqendra mësohet të jetë pranë Peqinit, me thellësi rreth 5 kilometra.

Fatmirësisht, lëkundjet nuk kanë qenë aq të mëdha sa për të shkaktuar dëme, të paktën sipas raportimeve të para nga korrespondentët tanë në terren.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat