Procesi i votimit për referendumin për kryetarin e PD-së është mbyllur në disa degë të vendit. Bëhet me dije se procesi i votimit është mbyllur në qarkun e Dibrës.
Po ashtu procesi edhe në Pogradec ku kanë votuar 324 anëtarë, në Kolonjë kanë votuar 217 anëtarë ndërsa në Maliq kanë votuar 735 votues.
Ndërkohë në Korçë dhe Devoll vijon procesi i votimit. Bëhet gjithashtu me dije se edhe në Gjirokastër dhe Kavajë, votimi është mbyllur.
Në këto degë ka nisur procesi i numërimit të votave. Kujtojmë se më herët deputeti i PD-së, njoftoi se në degët e mëdha ku ka ende votues, procesi i votimit do të vijojë deri në orën 19:00.