Ish-presidenti i Kroacisë letër Tedi Blushit, Stipe Mesiq: I shqetësuar që të drejtat civile të Metës janë në rrezik!

Shqipëria

Ish-presidenti i Kroacisë letër Tedi Blushit, Stipe Mesiq: I shqetësuar që të drejtat civile të Metës janë në rrezik!

Më: 25 maj 2026 Në ora: 14:41
Ish-presidenti i Kroacisë, Stipe Mesiq

Ish-presidenti i Kroacisë, Stipe Mesiq, i ka dërguar një letër Sekretarit të Përgjithshëm të Partisë së Lirisë, Tedi Blushi, ku shpreh mbështetjen dhe solidaritetin e tij për kreun e PL-së, Ilir Meta, i cili ndodhet në paraburgim.

Në mesazhin e tij, Mesiq shprehet se e ka ndjekur me shqetësim situatën e Metës dhe flet për atë që ai e konsideron shkelje të të drejtave themelore gjatë procesit gjyqësor dhe trajtimit në paraburgim.

“Kam mësuar me trishtim për zhvillimet ndaj z. Meta dhe jam thellësisht i shqetësuar që të drejtat e tij civile janë vënë në rrezik”, thuhet në letrën e ish-presidentit kroat.

Mesiq u bën thirrje institucioneve shqiptare të garantojnë respektimin e të drejtave themelore të Ilir Metës, ndërsa apelon edhe ndaj organizatave ndërkombëtare që mbrojnë të drejtat civile të reagojnë për këtë çështje.

“Kërkoj nga organizatat ndërkombëtare për mbrojtjen e të drejtave civile që të ndjekin me vëmendje këtë rast dhe të reagojnë”, thekson ai.

Në fund të letrës, ish-presidenti kroat shpreh pritshmërinë që institucionet përgjegjëse të japin një reagim lidhur me situatën e krijuar ndaj ish-presidentit shqiptar.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat