Aksident në aksin Korçë-Pogradec/ Makinat përplasen ‘kokë më kokë’

Shqipëria

Aksident në aksin Korçë-Pogradec/ Makinat përplasen ‘kokë më kokë’

Më: 26 maj 2026 Në ora: 20:42
Foto ilustrim

Një aksident ka ndodhur në aksin nacional Korçë – Pogradec, në afërsi të fshatit Lumalas.

Mësohet se dy mjete janë përplasur me njëra tjetrën, ku i plagosur ka mbetur një person.

I plagosuri është transportuar drejt spitalit të Korçës për ndihmë mjekësore ndërsa ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Nga aksidenti, ka dhe shumë dëme materiale. Policia ndodhet në vendngjarje po bën zbardhjen e rrethanave.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat