“Po dalin disa lajme se kemi falur Zvërnecin”, Rama: Ajo është tokë private ‘dem baba dem’, shteti aty nuk ka asgjë

Shqipëria

“Po dalin disa lajme se kemi falur Zvërnecin”, Rama: Ajo është tokë private ‘dem baba dem’, shteti aty nuk ka asgjë

Më: 29 maj 2026 Në ora: 11:56
Edi Rama

“Është një përpjekje që ne besojmë shumë se do ja dalim me sukses, duke e kthyer ne realitet. Duke e kthyer në realitet, do të thotë që disponojmë një produkt të prodhuar në vendin tonë, që është i eksportueshëm.

Korporata Shqiptare e Investimeve është një realitet sot që flet qartësisht për epërsinë e kësaj qasje, në raport me atë të mëparshëm, që ishte e gurëzuar nga koha dhe mekanizmat e dobët që kishim në dispozicion. Korporata e Investimeve sot ka krijuar një portofol me një kapacitet mbi gjysmë miliard euro që do të shkojnë në interes të shtetit shqiptar, duke mos bërë asgjë tjetër vecc pronave publike, duke i vendosur edhe për interesat e shtetit. Jo vetëm kurdo dhe kudo dhënie të pronës publike në emër të zhvillimit, diçka që është bërë në të shkuarën dhe me të drejtë se s’ka pasur mundësi të tjera.

Po dalin disa lajme me demek shteti po fal Zvërnecin. Shteti nuk po fal asgjë, sepse shteti aty nuk ka asgjë. Ajo është një pronë private, dem baba dem. Investitorët e përfshirë në atë biznes, janë investitorë seriozë që atë pronë e kanë marrë nga privatët.

Shteti ka pasur në anën tjetër të projektit, ku është ishulli i Sazanit, ku ende nuk kanë mbaruar negociatat, pasi Korporata e Investimeve është pjesë e projektit. Edhe toka e ishullit do të jetë e shtetit shqiptar”, tha Rama.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat