Incident në Zvërnec, protestuesi tërhiqet zvarrë – dalin pamjet

Shqipëria

Incident në Zvërnec, protestuesi tërhiqet zvarrë – dalin pamjet

Më: 30 maj 2026 Në ora: 20:25
Foto nga vendi i ngjarjes

Banorë të Zvërnecit protestuan të shtunën kundër punimeve për ndërtimin e një resorti në zonën e mbrojtur Pishë Poro-Nartë, në jugperëndim të Shqipërisë, duke shprehur shqetësime për dëmtimin e mjedisit dhe çështjet e pronësisë së tokës.

Protestuesit tentuan të futeshin në kantierin e ndërtimit, ku u përballën me punonjësit e sigurisë private të angazhuar nga kompania “Zvërnec South Adriatic Development”, që po realizon projektin.

Në pamjet e publikuara në rrjetet sociale shihet momenti kur një protestues tërhiqet zvarrë nga punonjësit e sigurisë private, veprim që ka nxitur reagime dhe tension mes të pranishmëve.

Pamjet:

 

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat