Meta mbërrin në Skrapar për ceremoninë e përcjelljes së të atit drejt banesës së fundit

Shqipëria

Meta mbërrin në Skrapar për ceremoninë e përcjelljes së të atit drejt banesës së fundit

Më: 2 qershor 2026 Në ora: 11:43
Ilir Meta

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka lënë sot burgun 313 për t’i dhënë lamtumirën babait të tij, Rexhep Meta, që humbi jetën ditën e djeshme në moshën 83-vjeçare.

Gazetarja e Top Channel, Anila Hoxha raporton se ish-presidenti ka mbërritur në Skrapar, ku edhe do të zhvillohet ceremonia mortore.

Kjo është hera e parë që Meta lë qelinë që nga arrestimi i tij.

Siç duket nga pamjet e siguruara nga Hoxha, Meta është i shoqëruar nga disa efektivë të Policisë së Burgjeve.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat