“Vendosmëri për të plotësuar objektivat për integrimin”- Begaj pret kreun e Këshillit të Evropës, Antonio Costa

Shqipëria

“Vendosmëri për të plotësuar objektivat për integrimin”- Begaj pret kreun e Këshillit të Evropës, Antonio Costa

Më: 2 qershor 2026 Në ora: 11:58
Presidenti i Republikës, Baram Begaj dhe Antonio Costa

Presidenti i Republikës, Baram Begaj, priti sot (2 qershor) Presidentin e Këshillit Evropian, Antonio Costa.

Zyra e Presidencës njofton se gjatë këtij takimi u vlerësua progresi i spikatur i vendit tonë në procesin e negociatave, përfshirë mbajtjen e Konferencës së 8-të Ndërqeveritare BE–Shqipëri, e cila konfirmoi përmbushjen e kritereve ndërmjetëse për Kapitullin 1 “Themeloret”.

Presidenti i Republikës i përcolli bashkëbiseduesit vendosmërinë e Shqipërisë për të plotësuar agjendën dhe objektivat për mbylljen e grupkapitujve  brenda vitit 2027.

“Reforma në drejtësi, forcimi i shtetit të së drejtës, lufta kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, si dhe përputhja e plotë me Politikën e Përbashkët të Jashtme dhe të Sigurisë së BE-së dëshmojnë se Shqipëria është një partner i besueshëm dhe vullnetplotë për të qenë pjesë e familjes evropiane”, u shpreh Kreu i Shtetit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat