“Mik i paçmueshëm dhe mbështetës i palodhur”/ Rama konferencë me Costa: Përballemi me sfida të përbashkëta

Shqipëria

“Mik i paçmueshëm dhe mbështetës i palodhur”/ Rama konferencë me Costa: Përballemi me sfida të përbashkëta

Më: 2 qershor 2026 Në ora: 12:42
Foto nga takimi

Kryeministri Edi Rama në një konferencë të përbashkët me Antonio Costën tha: Për herë të pestë në Tiranë, në Shqipëri një miku gjithnjë dhe më shumë të vendosur dhe të çmuar të Shqipërisë dhe të Ballkanit Perëndimor. Mbështetës i palodhur që në krye të herët të BE dhe të bashkimit të Ballkanit Perëndimor me BE.

Mirëserdhe i dashur Antonio, është gjithnjë kënaqësi jo vetëm për protokollin, por për faktin se çdo takim me Presidentin është mësim. Mësimi nga një eksperiencë e madhe dhe patjetër nga një njohje e thellë e çështjeve të Europës dhe të botës.

Dua ta falënderoj për angazhimin e vazhdueshëm dhe të palodhur. Në një kohë kur të gjithë së bashku përballemi me shumë sfida, që janë gjithnjë dhe më të përbashkëta.

Po ashtu ne ndajmë plotësisht me presidentin se pjesa kryesore e punës sonë këtu, mbetet puna jonë. Ne kemi detyra për të përmbushur jo për hir të Brukselit, por për hir të përmirësimit të pushteteve të pavarura në Shqipëri. Në këtë fazë theksi kryesor është zbatimi i atyre reformave që janë kryer me sukses. Natyrisht që është një proces me shumë sfida.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat